Vllaznia mund Korabin në Durrës, arrin Tiranën në renditjen e Superligës

Vllaznia mbërriti Tiranën në vendin e pestë të Superligës shqiptare të futbollit pas fitores ndaj Korabit. Ndeshja e vlefshme për javën e 22-të u luajt në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës dhe u vendos nga golat e shënuar nga Elis Bakaj në pjesën e parë dhe i riu, Rubin Hebaj dy minuta përpara përfundimit.

Tashmë, të besuarit e trajnerit Armando Cungu kanë 27 pikë në renditje.

Skuadra dibrane nuk ishte në gjendje të përballonte një kundërshtar më të fortë se vetja, ndërsa humbja pritet ta shkëpusë edhe më shumë nga ekipet e tjera. Korabi duket i sigurt se do të bjerë nga kategoria, pasi mban vendin e fundit me vetëm 11 pikë.

Korabi e luajti këtë takim në fushën e vet, ndërsa “Niko Dovana” ishte i pesti që u përdor si stadium shtëpiak, pasi më parë kishte luajtur në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, “Zeqir Ymeri” të Kukësit apo në “Elbasan Arena”.

Sfidanti.al