Lionel Mesi është objektivi kryesor i Manchester Cityt për afatin kalimtar të verës.
Drejtuesit e Manchster Cityt besojnë se Lionel Messi është gati për tu larguar nga Barcelona, sidomos pas turpërimit nga Paris St Germain (4:0) në Ligën e Kampionëve.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, ekipi nga Edihad planifikojnë t’i ofrojnë Barcelonës 100 milionë funte (117 milionë euro) për ta transferuar argjentinasin, përcjell Express.
Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018, por deri më tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj, përcjell Express.
Hezitimi i Messit që ta vazhdoj kontratën i ka dhënë shpresë Cityt se mund ta transferoj Messin në Etihad