Andrea Pirlo do të bëhet përsëri pjesë e Juventusit. Sigurisht, jo për të shkelmuar goditjet e dënimit me saktësi milimetrike, por në rolin e ambasadorit të klubit bardhezi. Sipas “Tuttosport”, ka një akord mes klubit dhe futbollistit që ai të jetë përsëri pjese e Juventusit kur të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij viti.
Aktualisht Pirlo është pjesë e Nju Jork FC, por nuk do të vazhdojë të luajë në MLS pas vitit 2017, pasi mendon se ka bërë mjaftueshëm në fushën e lojës dhe në fakt, dallohet qartë që rendimenti i tij në SHBA nuk ka qenë ai që pritej.
Lojtari ka që tani një akord me bardhezinjtë të cilët duan ta shfrytëzojnë për të bërë marketing në SHBA me Pirlon, edhe pse më parë duhet gjetur një marrëveshje edhe me klubin amerikan i cili nuk do të dëshironte që futbollisti të shpërqendrohej gjatë vitit të fundit në MLS.