Vllaznia dhe Tirana kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Zharmuni. Ndërkohë në pjesën e parë Tirana ishte edhe e pafat pasi traversa i mohoi një tjetër gol. Pjesa e dytë do të ishte më e zjarrtë me Balaj që riktheu baraspeshën në minutën e 55-të nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë Ismajli kaloi në avantazh skuadrën e tij, por vetëm pas dy minutash Balaj i prishi festën duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Kështu mbyllet sfida dhe të dyja skuadrat dalin nga “Loro Boriçi” me nga 1 pikë.
sfidanti.al