Është një nga protagonistët absolutë të nisjes së sezonit dhe pritej që të ishte. Teknologjia në Shqipëri mund të jetë më shumë “heroinë” sesa në vendet e tjera të Europës, edhe për shkak të kënaqësisë së aktorëve të saj për të rënë në sy, por edhe për shkak të dëshirës së vetë arbitrave për të pasur më pak përgjegjësi mbi supe. Protagonizmi i fundit i VAR-it në Superligën tonë ishte në ndeshjen mes Tiranës dhe Egnatias në “Selman Stërmasi”, ku kryeqytetasve iu anulua një gol që mund t’u kishte dhënë fitoren. Seferi shënoi me një gjuajtje jashtë zone në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-1, dhe gjyqtari Alla u konsultua për 5 minuta me VAR-in derisa e anuloi. Shkaku, sepse Xhixha u ndodh në trajektoren e topit përpara portierit të Egnatias. Në 51’, Tirana kaloi në avantazh me Seferin, ndërsa në 57’, rrogozhinasit barazuan me anë të Imerit. Skuadra e trajnerit Gugash Magani mori një pikë të artë në “Selman Stërmasi” ku Tirana dominoi në mënyrë absolute, pati edhe mjaft mundësi për të shënuar, por i shpërdoroi. Pas 2 javësh kampionat, Tirana ka 4 pikë, dhe Egnatia 1.
Sfidanti.al