Ronaldo e Lingard, por Junajtid fiton falë penalltisë së pritur nga De Gea

Ishte minuta e fundit e kohës së rregullt dhe si shpesh herë në historinë e kësaj skuadre, merr rëndësi vendimtare. Nuk ishte aq dramatike sa goli i shënuar nga Solskjer në finalen e Championsit ndaj Bajernit, apo sa rrjeta e shënuar nga Mançester Siti në fund të sezonit të vitit 2012 (që i hoqi titullin), por gjithsesi vlejti një fitore. Mançester Junajtidi doli fitues nga fusha e Uest Hemit sepse David De Gea priti penalltinë e gjuajtur nga Mark Nobël. Rezultati ishte 2-1 për “djajtë e kuq” dhe do të ishte barazuar pa shpresë për t’u marrë fitorja. Tashmë, Mançester Junajtidi mund të mburret se mbajti hapin e Liverpulit në krye të Premier Ligës dhe reagoi pas humbjes zhgënjyese në Champions ndaj Jang Bojsit në Zvicër. Kristiano Ronaldo barazoi në pjesën e parë, 5 minuta pasi Said Benrahma kaloi “çekiçët” në epërsi. Xhesi Lingard shënoi golin e fitores pas pushimit.

Sfidanti.al