Në moshën 80-vjeçare nuk është se po i shkon mbarë jeta, për shkak problemeve me shëndetin, por gjithsesi ai vazhdon të jetë optimist. Legjenda e futbollit, Pele, u kthye në spital vetëm 3 ditë pasi doli prej tij ndërsa u operua për t’i hequr një tumor në organet e brendshme. Ylli i madh i dikurshëm i futbollit brazilian dhe botëror gjithsesi deshi të siguronte të gjithë tifozët dhe dashamirësit se ai ishte mirë dhe se nuk e kishte humbur shpresën. E tregon qartë fotoja me vajzën e tij, Keli Nashimento, ku Pele buzëqesh dhe komenton se “unë vazhdoj të buzëqesh”.
Sfidanti.al