Deri tani rekordin në Premier Ligë e mbante Mançester Siti me 351 milionë paundë stërlina, që do të thotë 411 milionë euro. Gjithsesi, Mançester Junajtid po kthehet sërish në kohët kur mund të kishte shpenzimet më të mëdha në Angli, dhe ndër më të mëdhatë në Europë. Sipas mediave angleze, shefi ekzekutiv (që do të largohet), Ed Uduord, deklaroi se borderoja e rrogave në “Old Traford” u rrit me 20 për qind, dhe nga 322 milionë paundë stërlina në 387 milionë paundë stërrlina (453 milionë euro). Një shifër të tillë nuk besohet ta ketë as Paris SG, që ka në skuadër yje si Mesin, Nejmarin, Mbapenë, Ramosin, Donarumën, Hakimin, Di Marinë, Verratin, Ikardin apo Vajnaldumin. Të ardhurat e klubit u rritën, ndërsa borxhi ra nga 474 në 419 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al