U mendua se do të përfundonte ndryshe. Tirana e Dinamo edhe janë marrë vesh me njëra-tjetrën, por këtë herë në Elbasan nuk pati dashamirësi. Bardheblutë, kryesues të Superligës, u treguan të pamëshirshëm duke fituar derbin e duke bërë që blutë të jenë në pozitë tepër të vështirë. Goli i shënuar nga Devid në pjesën e dytë bëri që Dinamo e shkëputur në vend të parafundit, madje duke qenë 4 pikë prapa Kastriotit. Kur mbeten edhe 10 ndeshje për t’u luajtur, shpresat ekzistojnë, por rreziku është tepër i madh që ekipi kryeqytetas të zbresë sërish në Kategorinë e Parë.
As ndryshimi i trajnerit nuk bëri punë, dhe italiani Rodolfo Vanoli e pati humbje ndeshjen e parë në stol. Si shpjegohet kjo krizë e zgjatur që duket se nuk ka fund? Nuk mund të thuhet se Dinamo luajti keq, përkundrazi. Goditi shtyllën në pjesën e parë, dhe pati mundësi në minutat e fundit që të barazonte sepse fitoi një penallti, të humbur nga sulmuesi kryesor Ibraimi. Duket se presioni është tepër i madh dhe se lojtarët nuk po mundin ta përballojnë. Tirana, ndërkaq, vazhdoi marshimin drejt titullit, duke qenë 13 pikë larg Laçit të vendit të dytë, por që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave.
Sfidanti.al