Çudi e madhe që i japin një notë kaq të dobët si -5 (në faqen zyrtare të NBA-së), kur ai shënoi 35 pikë dhe është pranë një tripëll dabëlli. Nuk mund të themi se kanë ndonjë inat me Lebronin, por nuk duket e drejtë kur “Mbreti i koshit” udhëheq ekipin drejt fitores. Xhejmsi shënoi 36 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 7 asistë, plus bllokoi 2 gjuajtje duke e humbur topin vetëm 3 herë. Dakord, ishte dobët për tri pikë (2-7) dhe gaboi disa gjuajtje të lira (4-7), por kjo nuk ia ul kontributin në fitoren që Lejkërsat arritën në Toronto me shifrat 128-123 pas kohës shtesë. Lebroni ishte në fushë gati 45 minuta nga 53 gjithsej, një sakrificë shumë e madhe për një 37-vjeçar. Rasëll Uestbruku ishte gjithashtu një hero sepse shpëtoi ekipin me 3-pikëshin në fund, që siguroi kohën shtesë. Ai shënoi 22 pikë, pati 10 topa në tabela e 10 asistë, pra një tripëll dabëll, ndonëse Lejkërsat vazhdojnë të jenë dobët në Konferencën Lindore.
Sfidanti.al