Paska ndodhur edhe sherr me Alegrit dhe Dibalës tek Juventusi!

Momenti i keq qenka bërë tmerrësisht negativ, ndërsa tensioni në klubin torinez është tepër i lartë. Eleminimi nga Vijarreali në Champions dhe situata e Dibalës kanë bërë që gjërat të dalin jashtë kontrollit, në kuptimin që edhe argjentinasi ka bërë sherr me trajneri Maks Alegri. Kjo, pasi Dibala dhe Kuadrado shkuan tek trajneri për t’i kërkuar një ndryshim në orarin e stërvitjes. Alegrit nuk i ka pëlqyer ky guxim dhe kjo kërkesë e lojtarëve, pikërisht në një moment të tillë, ndërsa dy liderët e ekipit Kielini e Bonuçi nuk janë në grumbullim sepse janë të dëmtuar. “Pikërisht ti ma bën këtë kërkesë”, i paska thënë trajneri Dibalës, duke nënkuptuar se nuk i takonte për raportin që kanë pasur të dy. Në Itali thonë se Alegri ka qenë njeriu kryesor që e ka mbështetur Dibalën tek Juvja.

Sfidanti.al