Për 240 milionë euro! Njukasëlli, gati të thyejë rekordin botëror për Nejmarin

Kur u transferua nga Barcelona tek Paris SG, u vendos “steka” më lart se kurdoherë tjetër, dhe kartoni i tij kushtoi plot 222 milionë euro. Ky mbetet rekordi botëror i transferimeve, por duket se sërish Nejmari do të bëhet protagonist që ky rekord të thyhet. Me Mbapenë që largohet falas (besohet) tek Reali i Madridit, Nejmari mund të jetë rekordmeni sepse Njukasëlli ia ka vënë syrin. Sheikët e Arabisë Saudite, sipas mediave, janë gati të japin 200 milionë paundë stërlina (siç e bëjnë vlerësimin në Angli), që do të thotë rreth 240 milionë euro. Paradoksalisht, ylli brazilian nuk po kalon një periudhë të mirë tek PSG-ja, me tifozët që po e vërshëllejnë pas eliminimit nga Championsi.

Sfidanti.al