Tifozët e Vllaznisë falas në stadium ndaj Tiranës, FSHF jep “sihariqin”!

Tifozët e Vllaznisë do ta ndjekin falas ndeshjen vendimtare të Superligës ndaj Tiranës. Klubi shkodran ka njoftuar në mënyrë zyrtare se Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e saj për të mos i pajisur spektatorët me bileta, ndaj edhe pritet që në “Loro Boriçi” të jetë një publik i madh.

Vllaznia ishte e detyruar t’i merrte lejen nga Federata, pasi stadiumi vazhdon të menaxhohet nga kjo e fundit.

Prania e një numëri shumë të madh tifozësh quhet jetike nga shkodranët, pasi kjo përballje përcakton nëse skuadra do të mbijetojë në Superligë apo do të bjerë në Kategorinë e Parë. Ekipit vendas i duhet një barazim, ndërsa Tirana ka nevojë vetëm për fitore.

Në stadium do të ketë edhe tifozë të Tiranës, pavarësisht dëshirës së Vllaznisë që ata të mos jenë. Federata pohon zyrtarisht se tifozët miq kanë të drejtë të marrin 5 për qind të biletave

Sfidanti.al