Thuhet se në Vlorë kanë mbërritur një thes me para për skuadrën e futbollit, por e vërteta është, se ende asnjë lek nuk ka mbërritur në destinacion. Gjithsesi, Flamurtari në fushë ka fituar 1-2, megjithëse në një transfertë të vështirë, siç është ajo e Durrësit. Teuta është e para që kaloi në avantazh me anë të Ribajt, pas një hutimi të dy mbrojtësve të qendrës, Kuqi dhe Berisha.
Por “djemtë e detit”, sërish nuk mundën ta mbajnë avantazhin, duke pësuar fillimisht nga Ivan Galiç, në të 70’ dhe 11 minuta më pas është Telushi që shënon nga një kënd zero, pas një gafe të portjerit Moçka, i cili e drejton topin për në rrjetën e portës së tij. Durrsakët mbeten në një pozitë shumë të vështirë në fund të tabelës së klasifikimit dhe kanë pas vetëm Korabin, që u mund 3-0 në “Loro Boriçi”. Dibranët vazhdojnë ritin e tyre të zakonshëm, të shpërdorojnë çdo mundësi që u jepet, ndërsa Vllaznia është qartësuar dhe shënoi fillimisht me anë të Shtubinës, në të 23’, më pas Bardulla në të 75’ dhe në të 91’ vjen edhe rradha e Tafilit për të trefishuar avantazhin.
Java XIII/Rezulatet
Luftëtari – Skënderbeu 0-0
Kukësi – Laçi 2-0
Teuta – Flamurtari 1-2
Vllaznia – Korabi 3-0
Nesër
Tirana – Partizani (18:00)