Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka ftuar në skuadrën e parë futbollisten shqiptar, Keidi Bare.
Trajneri i Atletco Madridit, Simeone ka shpallur listen për ndeshjen e sotme ndaj Guijuelo, e cila do të luhet nga ora 21:00, në kuadër të Copa del Rey, shkruan Express.
Në mesin e të ftuarave është edhe futbollisti shqiptar, Keidi Bare, i cili aktivizohet me ekipin B të Altietico Madridit. Kështu, anëtari i Shqipërisë U-21 do ta ketë rastin të debutoj me ekipin e parë të Atleticos.
Bare është transferuar në Atletico në vitin 2013 nga ekipi Apolonia Fier. Në këtë sezon Bare ka luajtur 9 ndeshje me Atleticon B duke realizuar dhe 1 gol.