Është Teuta e kualifikuara e katërt dhe e fundit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake e pati shumë të vështirë, por ia doli në minutat e fundit që të shënonte golat që i duheshin ndaj Vllaznisë. Humbja 0-1 në Shkodër u zhbë në minutat 82 e 84 kur, fillimisht Hila me penallti dhe pastaj Progni shënuan golat e triumfit. Një pjesë e parë e fortë dhe korrekte u shoqërua me një të dytë me polemika.
Durrsakët kërkuan penallti në minutën e 50-të kur Progni u rrëzua në zonë pas një dueli me Pjeshkën, por gjyqtari Jorgji nuk sinjalizoi 11-metërsh. Më pas sherre dhe kartonë të verdhë për Vrapin, Bakajn, Tafilin dhe Bangalin, si dhe kartonë të verdhë edhe më pas. Minuta e 81-të ishte shumë përcaktuese pasi në atë kohë Jorgji dha penallti për Teutën, duke gjykuar se portieri Agoviç rrëzoi Ribajn në zonë. Shkodranët protestojnë, por vendimi nuk ndryshon dhe Hila shënon golin që barazon golin e Vllaznisë në ndeshjen e parë. Dy minuta më pas, në të 84-ën, Progni shënoi një rrjetë shumë të bukur, ndërsa Vllaznia nuk përfitoi dot nga dalja me karton të kuq e Hilës dy minuta para fundit. Në gjysmëfinale të Kupës janë Teuta, Skënderbeu, Tirana dhe Besëlidhja.
Sfidanti.al