Skënderbeu do ta bëjë këtë të mërkurë në mesditë, prezantimin e trajnerit të ri, Ilir Daja. Vetëm dy ditë pasi presidenti Takaj mori vendimin për të shkarkuar Agostinelin, dhe për të afruar në stol ish-trajnerin e Tiranës, klubi korçar do të bërë ceremoninë e zakonshme përpara mediave.
Prezantimi I Dajës do të jetë në kompleksin “Tropikal” në plazhin e Durrësit, aty ku skuadra do të nisë fazën përgatitore të dimrit, në pritje për t’u nisur për në Antalia të Turqisë.
Sipas informacioneve pranë klubit korçar, Daja do të ketë një pagesë mujore prej 4 500 eurosh, dhe një kontratë fillestare 6-mujore, me të drejtë rinovimi për dy sezonet e ardhshëm. Ndihmës I tij do të jetë ish-lojtari I njohur I Tiranës, Ardian Mema.