Blerja më e shtrenjtë në histori të kampionatit kinez ka mbërritur në destinacion. Ajo që ka bërë përshtypje është se braziliani Oskar është pritur në aeroport nga shumë pak tifozë të Shangai SIPG. Mesfushori u transferua nga Çelsi në Kinë, për më shumë se 70 milionë euro.
Edhe për këtë arsye ishte pritur të kishte më shumë tifozë për brazilianin, por edhe përkundër milionave, tifozët nuk ishin në numër të shumtë, pra ndoshta ky transferim nuk i ka bërë shumë entuziast. Në të vërtetë, transferimi i Oskar më shumë është përdorur si një fushatë relamuese për të ardhmen e futbollit kinez.
Sfidanti.al