Skënderbeu vazhdon ta ketë fatin në duart e veta në luftën për titullin kampion. Skuadra korçare, kampione në fuqi e Shqipërisë, fitoi 1-0 në Durrës me Teutën dhe mbërriti në 68 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Kukësi kryesues. Ishte sulmuesi Xhejms Adeniji që shënoi shpejt, që në minutën e 10-të pas topit të marrë nga Gavazaj, dhe rezultati nuk ndryshoi më.
Të dyja skuadrat krijuan disa raste në stadiumin “Niko Dovana”, por u dalluan edhe portiere vendas, Kastrati, por sidomos ai mik, Shehi. Salihi pati një tjetër rast të artë për të realizuar golin e dytë për kampionët, menjëherë sapo nisi pjesa e dytë, por gaboi. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Skënderbeun që u ngjit (përkohësisht ndoshta) në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Partizani (ka 66 pikë) që do ta luajë nesër ndeshjen ndaj Laçit.
Sfidanti.al