Shuplaka e Shpëtim Duros: dhunuesit nderohen nga FSHF,  viktimat ..shpiken!

Ka trajnerë që shkarkohen nga ekipi dhe nuk e kthejnë kokën pas tek ish-ekipi, sepse janë mësuar që të blejnë heshtjen ngaqë ajo i ndihmon të marrin më shpejt një ekip tjetër. Kjo është formulë e pashkruar dhe për fatin e keq është gdhendur në muret e futbollit këto vitet e fundit. Shpëtim Duro, e ka flakur mantelin tradicional të mosguximit  dhe ka denoncuar flamën zyrtare , ektremisht  të qëllimshme ndaj Flamurtarit dhe posaçërisht ndaj  Sinan Idirizit.  Komenti i tij  duket si një zgjim moral, në një kampionat ku trajnerët kanë frikë “presidenciale” të thonë atë që i turbullon prej vitesh nga brenda..

“Pasi mësova për vendimet që Komisioni i Disiplinës kishte marrë për Flamurtarin, mund ta cilësoj si skandaloz dënimin për kreun e klubit, Sinan Idrizi.

Me bindje mund të them se për ata kamikazë që e kanë degjeneruar Flamurtarin gjatë këtij sezoni, po mos të kishte qenë Idrizi, i cili ka qetësuar gjithnjë situatën, atëherë në Vlorë do të ishte bërë një kasaphanë e vërtetë. Idrizi i ka mbrojtur gjithmonë arbitrat në Vlorë, ndërsa Flamurtari ka luajtur në fushë.

Dua të kujtoj se në Shqipëri presidentët e klubeve kanë rrahur arbitrin në mes të fush- ës. Këto janë ngjarje të filmuara dhe të ndjekura nga të gjithë, mirëpo këtyre drejtuesve klubesh që rrahin arbitra, FSHF u ka dhënë dënime minimale me disa ndeshje. Kjo është e turpshme! Cilësia më e dobët e Idrizit është se nuk është rrugaç dhe se nuk i paguan kamikazët. Përdor këtë term, sepse nuk dua t’i etiketoj me emrin arbitra.

Nëse do të ishin të tillë, atëherë Flamurtari këtë sezon do të rivalizonte Skënderbeun. 20 penalizimet që kanë bërë kamikazët për Flamurtarin, që e keni pasqyruar edhe ju në gazetë, e tregojnë qartë”, është shprehur ish-trajneri i vlonjatëve. Kujtojmë që Duro dha dorëheqjen nga kuqezinjtë pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, teksa Flamurtari nuk arriti të kalonte Skënderbeun”

sfidanti.al