Shtyllat nuk janë gola, Bylisi shpërdoron shansin për kryesim të Superligës!

Nuk ishte dita e duhur, dhe kreu është paksa më larg. Bylisi bëri gjithçka mirë në Gjirokastër, përveçse shumë golave, dhe u ndal në një barazim të pafat 1-1 nga Luftëtari, në duelin e javës së 8-të të Superligës. Kjo do të thotë se nuk u mbajt ritmi i Teutës, edhe për faktin se sfida ishte më e vështirë, dhe mallakastriotët janë tani 2 pikë larg vendit të parë.

Skuadra e trajnerit Dovedan pati të paktën 4 raste të pastër për shënim, si dhe goditi dy herë shtyllat, duke paguar shtrenjtë mungesën e qetësisë dhe të saktësisë përpara portës vendase. Afrikani Ntepe ishte njeriu që pati mundësitë më të mira, që në minutat e para të ndeshjes, duke rrahur trarët e kuadratit të portierit Qyrani. Pas pushimit, gjithashtu ballshiotët ushtruan presion, duke treguar se janë skuadër më e plotë dhe më e organizuar se Luftëtari.

Vendasit, gjithashtu u përpoqën me aq mundësi sa patën, dhe mund të thuhet se morën maksimumin e mundshëm ndaj një kundërshtari superior. Edhe gjirokastritët e trajnerit grek, Marantas, krijuan disa raste, dhe pse më pak dhe më episodikë sesa miqtë. Në fund, Luftëtari ishte më pranë fitores pas golit shënuar në pjesën e dytë nga Açka, por nuk arriti ta mbante rezultatin deri në fund. Bylisi reagoi, fitoi penallti, dhe ishte sërish portieri veteran Isli Hidi, që e shpëtoi duke kthyer 11-metërshin në gol.

Sfidanti.al