Mohoi koret raciste në Sofje; jep dorëheqjen Krasimir Balakov

Koret raciste dhe përshëndetjet naziste që u panë në ndeshjen mes bullgarisë dhe Anglisë për kual;iftikueset e Euro 2020 kanë shkaktuar një tërmet të fortë në futbollin bullgar. Kështu pas presidentit të Federatës, Borislav Mihajlov dha dorëheqjen nga posti i tij edhe trajneri i përfaqësueses bullgare, Krasimir Balakov.

Ky i fundit shkaktoi polemika të forta me deklaratën e tij pas ndeshjes teksa theksoi se nuk dëgjoi kore raciste duke ia hedhur fajin tifozëve angleze. Ditë më vonë, ai u tërhoq nga ajo cfarë tha, por dëmi ishte bërë tashmë. Balakov bëri të ditur se e dha dorëheqjen në gjatë një takimi me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Bullgare të futbollit.

‘Kisha thënë se nëse do të isha problem për futbollin tonë, nuk do të hezitoja në dhënien e dorëheqjes-tha Balakov në një intervistë për median bullgare.

Ndërkaq, në Bullgari vijojnë hetimet për atë cfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe mësohet se policia ka vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë për përshëndetjet naziste në stadium.

sfidanti.al