Kush nuk e kujton momentin kur Gent Muça mori altoparlantin pas derbit me Partizanin dhe thirri sikur të ishte një tifoz ekstremist “Mbyte morrin e kuq, mbyti komunistët”! E pra, edhe zv. kapiteni i Tiranës iu përgjigj ftesës së (shqiptarit tjetër) Renaldo Kalari për të festuar bashkë lindjen e vajzës së këtij të fundit. Një foshnjë (të ketë jetë të gjatë) mblodhi në një tryezë futbollistë të dy skuadrave “armike” të kryeqytetit, pra të Partizanit dhe Tiranës.
Lojtarët e Tiranës iu përgjigjën edhe ftesës së futbollistit shkodran të Partizanit, Xhevahir Sukaj, i cili gjithashtu u shtua me vajzë. Nga Tirana, në atë tryezë ishin Gilman Lika, Muça apo Karabeci, pati edhe nga Vllaznia si Bicaj, Bakaj apo Endri Vrapi, si dhe nuk munguan lojtarët e Partizanit, të tillë si kapiteni Alban Hoxha, Gëzim Krasniqi, Renato Malota apo Mentor Mazrekaj.
Sikur të kishte sa më shumë lindje të tilla që imazhi i derbit, i dëmtuar jo pak nga sherret, të përmirësohej dhe tifozët të ndiheshin më pak të detyruar për t’u urryer.
Sfidanti.al