Padyshim është piloti i Formula 1 me më shumë tifozë që e ndjekin pas. Ljuis Hamilton pati mundësinë ta ndjente edhe një herë këtë, ndërsa shkoi në Bahrein për Çmimin e Madh të radhës. Përpara tij, në vendin arab kishin mbërritur Maks Verstapen dhe Sebastian Fetel, dhe këtë fundjavë pritet një tjetër garë e fortë mes tre kryesuesve. Gjithsesi, provat e lira, pastaj provat zyrtare dhe vetë Çmimi i Madh mund të presin, kurse “kreun e vendit”e kanë marrë tifozët. “Disa nga pjesëtarët e Skuadrës LH (Ljuis Hamilton) më gjetën në Bahrein, shkroi ai në Instagram, Çmimi i Madh i Bahreinit, tifozët më të mirë”. Anglezi 32-vjeçar është në krye të Botërorit të Formula 1 pas fitores në Kinë, duke pasur 43 pikë, po aq sa Sebastian Fetel i Ferrarit që fitoi në Australi.
Sfidanti.al