Pritja mori fund; pas 26 vitesh Partizani feston titullin…me fitore në derbi

Pritja mori fund për Partizanit. Pas 26 vitesh, skuadra e Të Kuqve kthehet në fronin e mbretit të futbollit shqiptar teksa shpallet më në fund kampion i vendit per te 16 here ne historine e tij. Skuadra e Skënder Gegës e siguroi këtë sukses 3 javë nga fundi i Kategorisë Superiore e për më tepër në derbin me rivalët historikë të Tiranës. Kanë pritur me durim tifozët e Demave të Kuq këtë triumf të skuadrës së tyre dhe këtë të diel ata festuan dyfish; titullin dhe fitoren ndaj Tiranës që e sheh veten në pozita akoma më të vështira duke parë edhe fitoren e Luftëtarit 3-2 me kukësin, ndërkohë që edhe Kastrioti fitoi me Flamurtarin. Në ndeshjen e zhvilluar në Selman Stërmasi, tifozeritë e të dyja skuadrave bënë detyrën e tyre me mbështetjen që i bënë skuadrave respektive, por në fund ata u pushtuan nga entuziazmi ishin ata të Partizanit. 2-1 ishte zultati përfundimtar në favor të të besuarve të Skënder Gegës të cilët në të njëjtën kohë mësuan edhe lajmin e mirë që vinte nga gjirokastra për suksesin e Luftëtarit. Mantelin e protagonistit të ndeshjes e mori Cinari autori i të dy golave për Të Kuqtë.

Pas 30 minutave paqe, Cinari i dha mundësinë Partizanit të marrë avantazhin, por Tirana arriti të reagojë dhe në të 41 barazoi rezultatin duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes në ekuilibër. Një rezultat që në atë moment ishte mëse i pranueshëm nga të gjithëq duke qenë se edhe Luftëtari ishte në avantazh ndaj Kukësit. Në pjesën e dytë minutat rridhnin dhe rezultati nuk ndryshonte, ndërkohë që skuadra e Gjokës arriti të përmbysë për një moment rezultatin me Luftëtarin dhe për Partizanin do të thoshte shtyerje e festës. Por Cinari duket se nuk ishte shumë dakord dhe 16 minuta nga fundi shënoi një gol vërtet të bukur për të shënuar golin e dytë për Partizanin dhe tifozët e Të Kuqve shpërthyen sërish në festë, ndërkohë që gjërat u bënë akoma më të lehta teksa nga Gjirokastra erdhi lajmi i dy golave të tjerë të Luftëtarit që do të thotë se Të Kuqtë duhet vetëm të prisnin të mbylleshin minutat e fundit për t’u shpallur kampion, një titull i merituar pasi Partizani e dominoi këtë sezon pavarësisht momenteve të luhatjes që pati. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit fusha e Selman Stërmasit mori e gjitha ngjyrën e kuqe pasi tifozët e Partizanit e pushtuan për të nisur këtë festë të tyre tërësisht legjitime pas një pritjeje 26 vjecare.

sfidanti.al