Interesimi është i madh, ndonëse stadiumi mund të mos mbushet plot. Tifozët e Tiranës e të Partizanit kanë blerë bileta gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa pritja në radhë vazhdon. Deri në mesditë ishin shitur rreth 10 000 bileta, ndërsa deri në orën 19:45 kur nis derbi, pritet të jenë blerë rreth 15 000. Spektakli në tribuna do të jetë i garantuar, ndërsa shpresa e publikut është që kjo të ndodhë edhe në fushë.
Dy ekipet vijnë në formë të mirë, ndonëse përgjegjësia e sfidës mund ta dëmtojë lojën. Parashikim nuk bëhet, pavarësisht se Tirana i ka fituar të dy derbit këtë sezon. Tirana ka një mungesë, Majkëll Ngonë, ndërsa Ismajlgeci pritet ta nisë nga stoli.
Partizani i trajnerit Mehmeti ka alternuar fitore me shumë gola, dhe barazime pa arritur të shënojë. Arbitri i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja, që ka stemën e FIFA-s, dhe që e ka drejtuar derbin edhe në të kaluarën. Tirana kryeson renditjen me 52 pikë ndaj 44 të Laçit, ndërsa Partizani është i pesti me 33 pikë, 5 pikë më pak se vendi i tretë.
Formacionet e mundshme
Tirana (4-3-3): Bekaj Toshevski Najdovski Hoxhallari Përgjoni Limaj Toli Totre Seferi De Silva Xhixha
Partizani (4-3-3): Hoxha A. Marku Belica Bitri Sota (Hadroj) Rrapaj Mala Kallaku (Murataj) Cara Skuka Zhunior
Sfidanti.al