Guardiola iu përvishet NATO-s dhe Europës: Ju keni dështuar

Nuk përmend Vladimir Putinin, por e ka fjalën për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Pep Guardiola pati një kritikë të ashpër për shtetet europiane dhe NATO-n (që do të thotë, SHBA-në), të cilët i quan përgjegjës për gjendjen e sotme në Ukrainë. “Politikanët mund t’i shmangnin këto gjëra, – tha trajneri i Man. Sitit, – por përfundimisht gabuan plotësisht. Ndodhin këto gjëra sepse nuk janë në gjendje për t’i zgjidhur. Ka njerëz që po vuajnë dhe po vazhdon. NATO dhe vendet europiane kanë dështuar. Është shumë shqetësim që lufta vazhdon dhe gjendja po bëhet më e keqe”.

Sfidanti.al