Kohë nuk ka shumë sepse kemi hyrë në mars, ndaj edhe në Mynih po nxitojnë. “Sport Bild” shkruan se Oliver Kahn, shefi ekzekutiv i Bajernit, është takuar me Mino Raiolën, agjentin e njohur të futbollit, ndërsa klubi bavarez kërkon të përforcohet. Takimi ka ndodhur në Montekarlo dhe është diskutuar për 3 lojtarë. Mes tyre, Erlind Halandi i Dortmundit, Rajan Gravenberk i Ajaksit dhe Nusair Mazraui gjithashtu i Ajaksit. Halandi është lojtari që kërkohet më shumë, dhe kartoni vlen nga 75 deri në 90 milionë euro. Gravenberk mund të kushtojë 30 milionë euro, ndërsa Mazraui do të jetë lojtar i lirë në verë. Gjithsesi, Mazrauin dhe Halandin i pëlqen edhe Barcelona, ndaj të shohim nëse Oliver Kahni do të ketë sukses.
Sfidanti.al