Miliarderi turk synon të ngrejë flamurin e tij në Londër

Roman Abramoviçi do të largohet dhe në vend të tij do të vijë dikur tjetër, apo disa të tjerë. Njëri prej kandidatëve është edhe miliarderi turk, Muhsin Bajrak, me të cilin Abramoviçi duket se ka diskutuar dhe po synon të merret vesh. Pronari i tanishëm i Çelsit shkoi në Turqi dhe sipas mediave angleze, Bajraku rivalizon me kandidatët e tjerë si Tod Bohli dhe Hansjorg Vis. “Jemi në fazën e diskutimeve për firmën, – thotë Bajraku, – dua që ta ngre flamurin turk në Londër”.

Sfidanti.al