Partizani fiton “titullin” në treg, kartoni i Trashit i sjell 250 000 USD fitime!

Ishte e pritshme prej kohësh që të largohej, por fati e deshi që të ndodhte vetëm tani. Lorenc Trashi, një nga lojtarët më të mirë të Partizanit, dhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, do ta vazhdojë karrierën në Kuvajt. Futbollisti i krahut do të bashkohet me skuadrën Al Kadsia në elitën e futbollit kuavajtjan, ndërsa u desh të priste deri në moshën 28-vjeçare për të realizuar ëndrrën.

Burime në klubin kryeqytetas bëjnë me dijë se nga kartoni i tij do të përfitohen 250 000 USD, ndërsa po kaq pritet të jetë edhe rroga vjetore e lojtarit. Trashi do të presë që të hiqen kufizimet e koronavirusit, për të udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, për të kaluar vizitat mjekësore, e për të firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Njëzetetetëvjeçari ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit që nga viti 2014, ndërsa më parë luajti për Lushnjën. Ai ka shënuar 19 gola me fanelën e kuqe, ndonëse në pozicionin e tij nuk pritej që të realizonte aq shumë, dhe ishte pjesë e bushtit të skuadrës në titullin e fituar sezonin e kaluar, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, titulli i parë për kryeqytetasit pas 26 vitesh pritjeje.

Sfidanti.al