Partizani ankohet për arbitrin Xhaja dhe ka të drejtë, pavarësisht humbje 1-5!

Dihej se do të ishte ndeshje e vështirë, dhe ashtu doli. Arbitri Juxhin Xhaja mori edhe vendime të drejta, por edhe gaboi në derbin mes Tiranës e Partizanit, duke ndikuar jo pak në rezultat. Përtej fitores 5-1 të tiranasve, që mbetet në fuqi e nuk ndryshon, të kuqtë patën pretendimet e tyre, dhe në disa raste kishin të drejtë. Në minutën e parë, Partizani kërkoi  11-metërsh ndërsa rezultati ishte 0-0,

Në minutën e 9-të, të kuqtë kërkuan karton të kuq për Bathën e Tiranës, që kapi për fyti Melon, por as Xhaja e as gjyqtari i katërt nuk reaguan. Me gjasë, përjashtimi do të kishte qenë i drejtë. Arbitri ishte brenda rregullores tek penalltia e parë e Tiranës, dhe te kartoni i kuq për mbrojtësin Bitri, që pengoi Torasën, duke mos u interesuar për topin. Edhe penalltia e dytë për bardheblutë ishte e saktë, madje mund të ishte dhënë edhe karton i verdhë për Telushin, që pa dashje pengoi aksionin në zonë.

Në minutën e 40-të, skuadra e Sormanit kërkoi ndëshkim të Ngosë që goditi me shkelm Bilalin, e ndoshta mund të jepej karton i verdhë, edhe pse sulmuesi i Tiranës e bëri veprimin në mënyrë të paqëllimshme. Së fundi, kartoni i kuq i dhënë për Toranës, dy minuta para fundit, ishte i drejtë.

Tirana fitoi 5-1 me përmbysje, pasi pësoi gol që në minutën e dytë kur Melo shënoi për Partizanin. Më pas, Batha u tregua dy herë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, Idrizaj shkaktoi autogol në minutën 63-të, ndërsa i riu Ernest Muçi shënoi dy gola në 10 minutat e fundit, fillimisht në të 82-ën e pastaj në minutën e parë shtesë. Tirana kryeson renditjen me 47 pikë, ndërsa Partizani ka 38, duke qenë tani edhe më larg kreut.

Sfidanti.al