Në Shqipëri ende luten për derbin, por Milan-Inter në Itali mund të jetë me 100% tifozë!

Nuk dihet nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të lejojë (formalisht, duhet të jetë Komiteti i Ekspertëve) që ndeshja derbi e kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës të luhet më stadiumin plot në “Arenën Air Albania”. Klubi organizator ka bërë kërkesën, ndërsa mbështetet në një argument të fortë që në Arenë do të luhet Shqipëri-Poloni pa asnjë kufizim pra me 22 000 tifozë brenda. Kur luhet një ndeshje në një stadium në këto kushte, pse të mos luhet edhe një tjetër?  Ndërsa në Shqipëri janë në “terr” lidhur me derbin e ardhshëm, në Milano kanë një dritë në fund të tunelit. Autoritetet qeveritare kanë deklaruar se ekziston mundësia që Milan-Inter në 7 nëntor në “San Siro” të luhet me stadiumin pa kufizime. E pra, të paktën japin shpresë, ndërsa këtu nga ne japin mesazhin se opinioni, tifozët dhe klubet nuk kanë asnjë vlerë, vlen vetëm se çfarë mendon “Zeusi”.

Sfidanti.al