Nja 100 vjet më parë, pasi kishte ndodhur përmbysja leniniste në Rusi, për gjermanët thuhej një barcaletë. “Ata nuk bëjnë revolucion se kanë frikë se mos shkelin barin nëpër lulishte”. Kjo mund të ketë lidhje me dëgjueshmërinë dhe urtësinë e popullit gjerman që po e tregon edhe tani në epokën e vaksinimit kundër Kovidit. Në Bundesligën gjermane, 94 për qind e lojtarëve tashmë janë të vakvinuar, në kontrastin e plotë me Premier Ligën angleze ku vetëm 7 skuadra kanë mbi 50 për qind të lojtarëve të vaksinuar. “Unë nuk i kuptoj ata që nuk duan që të vaksinohen”, – thotë presidenti i Bundesligës, Kristian Zajfert, – secili mund të vendosë vetëm, por ekziston edhe një përgjegjësi për veten dhe trupin tuaj. Kjo ju ndihmon që të fitoni paratë tuaja”. E pra, gjermanët pranojnë, ndërsa anglezët rebelohen, dhe kjo mund të merret edhe si arsimim më i mirë, por edhe si kulturë më e madhe bindjeje.
Sfidanti.al