Urimet për të ishin të shumta pas golit të shënuar në “Arenën Pushkash”, i treti personal në 3 ndeshjet e fundit me kombëtaren. Përveç kësaj, për Armando Brojën nisin të vijnë edhe “sirenat” e klubeve të ndryshëm në Europë që e kërkojnë. i pari duket se do të jetë Fenerbahçe në Stamboll, e cila e ndoqi ndeshjen Hungari-Shqipëri nëpërmjet një vëzhguesi zyrtar. Emri i Brojës thuhet se është shkruar në krye të listës, ndërsa Fenerbahçe është në krye të Superligës së Turqisë, duke pasur lojtarë shumë të mirë si Mesut Ozil apo Luis Gustavo. Nga ana tjetër, trajneri i Sauthemptonit, Hazenhytl, është i lumtur që sulmuesi i tij 20-vjeçar po fiton përvojë dhe besim e shpreson që të jetë gati sa më shpejt për formacionin në Premier Ligë. Tifozët e Çelsit, ndërkaq, janë të kënaqur sepse Broja është ende lojtar i bluve madje ka nga ata që e duan në ekip që në janar.
Sfidanti.al