Shqipëria katandiset “një thelë”, edhe Gjasula pozitiv me Kovid!

Kombëtarja humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm për shkak të koronavirusit. Federata Shqiptare e Futbollit njofton zyrtarisht se Klaus Gjasula ka dalë pozitiv dhe nuk mund të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë. Lojtarët e kombëtares kanë bërë që të gjithë tamponë, një ditë pasi Sokol Cikalleshi doli gjithashtu pozitiv një ditë më parë. Mungesa e Gjasulës, që luan në Bundesligën e dytë gjermane, është një goditje tjetër e madhe për kombëtaren që synon fitoren në ndeshjen eleminatore të Botërorit. Pritet që trajneri Reja ta zëvendësojë në formacion me lojtarë të tjerë si Çokajn ose Ramadanin, ose të ndryshojë skemën. Shqipëria ka humbur 3 lojtarë për shkak të Kovidit në këtë grumbullim, ndërsa i pari doli pozitiv mbrojtësi i Tiranës, Erion Hoxhallari.

Sfidanti.al