Partizani ka barazuar një tjetër ndeshje, këtë rradhë 1-1 në “Loro Boriçi” dhe kjo është e pesta ndjeshje rresht që skuadra e Starovës nuk mundet ta fitojë. Kryeqytetasit I janë larguar edhe më shumë kreut të tabelës së klasifikimit (4 pikë është bërë diferenca), ndërkohë që kampionati është objektivi i vetëm që ka mbetur, pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Veç të tjerash, në këto pesë takime, futbollistët e vijës së parë nuk kanë mundur asnjëherë të shënojnë. Kjo po që është shumë dhe i ka alarmuar së tëpërmi drejtuesit e Partizanit.
Gjatë merkatos së verës, Partizani ishte një nga skuadrat më aktive në merkato dhe qëllimi i vetëm ishte ndërtimi i një ekipi për titull, trofe që i mungon klubit prej 24 vjetësh. Skuadra u mbush me sulmues, të cilët u shoqëruan edhe me një fushatë promocionale, por në fund merkato nuk i kaloi dot konturet e shfaqes. Një sulmues slloven që u thirr nga Malajzia u largua menjëherë pas ndeshjeve eleminatore europiane, ndërsa një brazilian erdhi e iku duke çaluar dhe askush nuk ia mësoi dot emrin. Izraeliti Ben Azubel i kërkon vazhdimisht vendin e titullarit trajnerit Starova, por sa herë zbret në fushë është pothuajse i zakonshëm. Të mos përmendim edhe fantazistin Bertoni, edhe ai i larguar. Ndërsa Partizani tashmë pret janarin, për të kthyer sërish në skuadër Xhevahir Sukajn dhe një gjë të tillë e pranoi edhe Starova pas transfertës së Shkodrës: “”Sukaj është i yni, ai është njeriu i shtëpisë”…