Trajneri serb i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas fitores ndaj Vllaznisë është shfaqur i veshur si “bari” së bashku me shefin e klubit të Luftëtarit, Antonio Nora dhe në sfond një veturë X5.
Ishte pikërisht ky i fundit që e postoi foton në Facebook, ku dhe shkruan:
“Punë, sakrificë, bazuar në tradita. Është mirë të dish shumë për ata që të duan dhe përkrahin për pikënisjet, për themelet. Sa më thjesht të nisesh, aq më shpejte arrin ku do!!”
Luftëtari po mrekullon në një kampionat që nuk shqetësohet për të qënë i pashëm, pasi i vetmi ngushëllim mbetet rivaliteti me pikë, për të cilin kujdesen jo vetëm ekipet. Pas asaj dite, kur trajneri serb Milinkovi[ kishte qortuar futbollitstët e tij me një frazë thumbuese” ju nuk jeni as Mesi e as Ronaldo”, futbollistët proletarë të qytetit të jugut kanë më shumë frikë nga euforia sesa nga kundërshtarët në fushë.