Luftëtar vërtet, por nuk ndal dot Skënderbeun dhe Xhejmsin

Xhejms Adeniji shënoi golin e tij të shtatë në Superligë këtë sezon dhe i dha Skënderbeut një tripikësh me vlerë të madhe në garën për titull. Kampionët e Shqipërisë mbajtën ritmin e Kukësit dhe Partizanit, të cilët fituan ditët e shkuara, dhe diferenca me kreun mbeti po 3 pikë, pas suksesit në fushën e Luftëtarit. Xhejms shënoi me të nisur pjesa e dytë në një përballje që kushtoi jo pak për korçarët, të cilët humbën Tefik Osmanin për shkak dëmtimi, ndërsa Xhejms dhe Orelesi do të jenë të pezulluar për duelin e ardhshëm ndaj Vllaznisë.

Skënderbeu, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, ka krijuar më në fund një profil fitues dhe në Gjirokastër duhet thënë luajti më mirë sesa Luftëtari vendas dhe rrezikoi më shumë, sidomos me Salihin, Gavazajn apo Latifin. Duket se lufta treshe për titull do të vazhdojë deri në fund.

Sfidanti.al