Dy presidentët që janë betuar për të hequr nga froni njëherë e mirë Skënderbeun, në fund të sezonit, Safet Gjiçi i Kukësit dhe Gaz Demi i Partizanit, në prag të përballjes së ekipeve të tyre nesër, kanë dhënë spektakël me pak tifozë pas emisionit “Proçesi Sportiv”. Me batuta dhe ngaçmime thumbuese dy presidentët që kanë peshë në garën e këtij kampionati, duket sikur e kanë mbyllur në paqe, në “barazim” duelin e tyre, të paktën kjo ishte shija e garës në tavolinë. Kur flitet për futboll, ngaq ai që 3 pikëshi vlen më shumë se çdo gje tjetër,a tëhere le të presim atë që do të kurdisin trajnerët Gjoka dhe Starova.
Gjatë emisionit ka patur një moment pikant, kur zoti Demi ka thënë: “ Unë jam ndryshe nga Safeti sepse ai i heqë vetë trajnerët, ndërsa tek ne merret Sulejmani me ta”. Po kampionatin, cili do ta fitojë, Kukësi apo Partizani? Formula që kishte gati Gjici ishte tejet origjinale: “ Ti Gazi po bën një punë të madhe me Akademinë e Partizanit, nëse do ta mbarosh atë në kohën e duhur..ky është titulli yt! Nuk është ndonjë gjë për ty nëse Kukësi del kampion..”
Sfidanti.al