Josa kundër Starovës? Trajneret nuk nxjerrin shpatat

A do ta mundë Josa “armikun e tij tw dashur, Staroven? Apo do të ndodhë e kunderta. Mireli nuk hedh dorashken: “Nuk është derbi mes meje e Starovës, por mes Tiranës e Partizanit. Duam fitore, por skuadra nuk duhet të humbë identitetin dhe lojën që ka shfaqur në ndeshjet e fundit”, vijoi Josa.

Ai është i ndërgjegjshëm se Partizani ka lojtarë cilësorë, por nuk nuk i druhet asnjërit në veçanti. “Dhuratë në merkaton e janarit nga presidenti Halili në rast suksesi? Normalisht, kam biseduar me presidentin, por janë biseda të parakohshme, ne shohim vetëm aktualitetin. Nuk flasim dot për merkaton, kur ka ende shumë ndeshje deri në janar, pasi demoralizojmë skuadrën. Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë te Partizani, nuk bëj dot diferenca, por nuk i druhem asnjë lojtari. Vendos loja e skuadrave, jo individualitetet, edhe pse Partizani ka lojtarë cilësorë në çdo repart”, deklaroi Josa