Hipokrizi me Dajën, pas ditëlindjes “festa” e shkarkimit

Përpara dy javësh, nën drejtimin e Tiranës i shkatoi humbjen e parë Skënderbeut, që deri tani është edhe vetmja në tabelën e kampionëve, dhe u duk se projekti i ri “Daja” do t’i rezistonte kohës. Por në futbollin shqiptar, shpesh trajneri është i varur nga humori i presidentëve. Në 180 minutat që pasuan, Tirana u shpërfytyrua, fillimisht pas humbjes me Luftëtarin në Peqin dhe pastaj vjen barazimi në Laç me Vllazninë. Dajës iu harrua merita e takimit me Skënderbeun dhe sot eshte komunikuar  shkarkimi. Impenjimi i futbollistë la shije të keqe, pasi të krijohej përshtypje se po ndodhte diçka irreale. Në fakt, kështu ndodh pothuajse gjithmonë. Fillimisht protagonistët e fushës shtyhen për të tradhëtuar dhe më pas fatura mbetet në pankinë. I njëjti skenar edhe me trajnerin e Korabit, Artan Mergjyshi.

Sipas këtij të fundit, në klubin dibran ka problem të brendëshme, ndërsa futbollistët ishin larg vetes së tyre në ndeshjen e Vlorës. Ndërkohë që edhe deklaratat e trajnerëve të larguar janë fotokopje të njëra-tjetrës. Mergjyshi thotë se do të flas më vonë, i tillë do të jetë edhe prononcimi i Dajës, ndërsa do të zëvendësohen me trajnerë tashmë të pronotuar si viktima të ardhshme dhe nuk do të thonë asgjë… pasi vetëm kështu mund të jesh pjesë e këtij sistemi.