Gjici- Takaj, fundi i “romancës” së Europianit,shkaku “ustallaret”

Safet Gjici dhe Ardian Takaj nuk ndajnë më të njëjtat mendime për garën, kampionatizmin apo qoftë edhe për FSHF-në dhe gjyqtarët. U desh një penallti e shpikur në favor të Kukësit në ndeshjen kundër Skënderbeut, që presidenti i korçarëve ta shpall Jeminin, jo vetëm “non grata”, por edhe të korruptuar dhe “usta”. Në fakt, Takaj ndizet akoma kur kujton dorën e arbitrit të FIFA-s drejtuar tek 11-metërshi për një aktrim të Pejic, dhe nuk shikon të njëjtën gjë në Durrës, kur Salihit ju mohua një penallti më flagrante nga i njëti arbitër.

Takaj dhe Gjici duket se nuk po ndajnë më të njëjtat mendime, ashtu siç i ndanin që në kohën kur udhëtuan së bashku gjatë verës për t’i qëndruar afër Kombëtares në aventurën e saj evropiane. Presidenti i Kukësit, madje i ka kërkuar publikisht homologut të vet, të ruaj qetësinë, ndryshe do t’i nxirrte edhe ai, 11-metërshat e pamerituar të përfituar nga korçarët, vitet e fundit. “Romanca verore”, duket se po i lë vendin “dimrit të ftohtë” mes dy rivalëve që këtë sezon nuk do diskutojnë thjesht titullin, por edhe “zonat e influencës” në FSHF, për t’i shpëtuar arbitrave “ustallarë”

Sfidanti.al