Shkodran Mustafi nuk mund ta ndihmojë Arsenalin deri në ditën e parë të Vitit të Ri. Mbrojtësi i qendrës me origjinë shqiptare vazhdon riaftësimin dhe shpreson të kthehet i fortë si më parë, madje ta bëjë skuadrën londineze sërish pretendente për titull. Lojtari i kombëtares së Gjermanisë po bën ushtrime në palestër, ndërsa trajneri Arsen Venger, po numëron ditët derisa ai të kthehet. Mungojnë edhe 12. Me Mustafin në përbërje, Arsenali nuk pësoi asnjë humbje në 12 ndeshje. Pas dëmtimit të tij, erdhën disfatat në fushën e Evertonit dhe të Mançester Sitit. Shkodrani dëshiron të nxisë shokët që kanë shumë nevojë për moral. “Asnjë me vlerë nuk ka ardhur lehtë, – shkruhet në postimin e tij në Tuiter, – ndaj, le të kalojmë disa orë më shumë në palestër”.
Sfidanti.al