Kukësi gjen Eminin, gjirokastritët mallkojnë pikën e bardhë

Kukësi ka arritur një fitore shumë të mundimshme ndaj Luftëtarit në shtëpi, ndërkohë që gjirokastritët jo vetëm kanë rezistuar, por kishin edhe një mundësi të artë për të kaluar të parët në avantazh nga pika e 11 metërshit. U desh kthimi i Ezair Eminit në formacionin e parë, që në të 62’, pas një kthimi të gabuar të topit me kokë nga mbrojtësi Bojom dhe hutimit të mbrojtjes mike, ta drejtojë topin për në rrjetë, duke i dhënë tri pikë kukësianëve. Por vetëm një minutë më parë këtij episodi, arbitri Sadiku kishte vërshëllyer një penallti për Luftëtarin, pasi goditjen e Rexhinaldos e ndërpret dukshëm me dorë brenda zonës, mbrojtësi Shameti. Gjithsesi, ekzekutimi i Ramadanit gjen të gatshëm portjerin Koliçi.

Në përgjithësi ishte një ndeshje me një ritëm të kënaqshëm, ku Emini mund të kishte shënuar edhe më parë, ndërsa Pejiç nuk ishte në ditën e tij. Ndërsa nga krahu tjetër është po i njëjti, talenti vlonjat Devi Bregu, i cili disa herë e vuri në alarm mbrojtjen vendase. Me këtë fitore, Kukësi është barazuar me pikë me Partizanin dhe pret ndeshjen nesër, kur skuadra e kuqe do të ndeshet në Elbasan me  kampionët kryesues.

Kategoria Superiore/ Java IX

Kukësi – Luftëtari              1-0

Nesër

Tirana – Vllaznia                (14:00)

Teuta – Laçi                        (14:00)

Flamurtari – Korabi          (14:00)

Partizani – Skënderbeu    (17:00)