Dinamo nuk po mundet të grumbullojë pikë, duke gabuar shumë në shtëpinë e re të Pezës, ndërkohë që po i vijnë rrotull penalizime me më shumë se tre pikë minus, madje si përsëritëse mund edhe të marrë një dënim ekzemplar. Dhe është sërish FIFA që ka sjellë një shkresë zyrtari në FSHF, ku kërkohet që klubi Dinamo të paguajë menjëherë futbollistin kroat, Frane Petriçeviç, i cili ka luajtur për blutë e Tiranës në sezonin 2008-2009. Ndërkohë që shifra është e konsiderueshme, rreth 50 mijë euro, ose ekzaktësisht 36 mijë e 260 euro dhe 13 mijë të tjera kamatë vonesa.
Përsa i përket ndeshjes së sotme ndaj Apolonisë, ishte skuadra e Igli Allmuçësë që ka dominuar takimin, madje edhe në periudhën kur luajti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Shazivarit. Më parë afrikani Ejo dhe në fund Turdiu dhe Rexhepi shpërdoruan mundësi të arta. Ndërsa në grupin e veriut, Besëlidhja nuk mundi të fitonte në Fushë Krujë ndaj Ilirisë, duke i dhënë kështu një asist Kamzës kryesuese, që do të presë nesër në shtëpi Kastriotin.
Kategoria e Parë
Grupi A
Iliria – Besëlidhja 0-0
Burreli – Mamurrasi 4-1
Shënkolli – Erzeni 2-0
Besa – Tërbuni 1-0
Kamza – Kastrioti (nesër)
Grupi B
Shkumbini – Tomori 1-0
Dinamo – Apolonia 0-0
Turbina – Pogradeci (nesër)
Lushnja – Bylis (të hënën)
Elbasani – Sopoti (të mërkurën)