Elbasani merr vendimin për trajnerin Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic do të jetë trajner i Elbasanit edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo u bë e ditur nga vetë klubi verdheblu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se Gvozdenovic mori drejtimin në fazën e dytë të sezonit dhe rezultatet ishin tejet pozitive. Skuadra luftoi për “Final Four”, por u mposht nga Partizani në ndeshjen vendimtare.

sfidanti.al