Disa nga ekipet e vendeve të larta në renditjen e kampionatit tonë dolën me kokën ulur nga fusha këtë javë. Normale, kur Kukësi humbet, dhe kur Partizani e Vllaznia barazojnë edhe pse jashtë fushe, ndërsa më entuziastët të paktën në deklarata duken ata ekipe që janë kandidatë kryesorë për të rënë nga kategoria. Tek Skënderbeu u shprehën me besim se do t’ia dalin të mbijetojnë edhe pse janë 10 pikë larg vendit që të çon të paktën në plej aut. Tek Dinamo, nuk është se folën shumë, por kryesisht akuzuan arbitrin dhe drejtuesin e arbitrave në Federatë, por gjithsesi blutë e kryeqytetit ende mendojnë se mund të shpëtojnë.
Java 29: Partizani-Skënderbeu 0-0, Teuta-Vllaznia 1-1, Laçi-Dinamo 2-1, Kastrioti-Kukësi 1-0, Egnatia-Tirana 0-3.
Renditja: Tirana 66 pikë, Laçi 50, Kukësi 45, Partizani 42, Vllaznia 41, Kastrioti 37, Teuta 33, Egnatia 31, Dinamo 23, Skënderbeu 21.
Sfidanti.al