Ançeloti: Rinovimi? Mund t’iu them se Modriç e mbyll karrierën me Realin!

Trajneri italian bëri një krahasim me legjendën e kaltër, Paolo Maldini, dhe ky ishte një kompliment jo i vogël për mesfushorin kroat. Luka Modriç ka qenë i shkëlqyer këtë sezon për Realin e Madridit, por bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë sjellë ndonjë përfundim të mirë. Gjithsesi, Karlo Ançeloti nuk ka dyshime për yllin e Kroacisë. “Nuk shoh ndonjë problem për rinovimin, – tha ai, – Modriç do ta përfundojë karrierën në Madrid. Ai është si Paolo Maldini”. Modriç është 36 vjeç, ndërsa luan në “Bernabeu” prej 10 vjetësh.

Sfidanti.al