Nëse dëshironi një biletë për në ndeshjet e “final 4”, kujdes, jo drejt Gjermanisë por drejt “Air Albania”, mjafton që në xhep të keni minimalisht 1 mijë lekë të thënë në këtë mënyrë, duket një gjetje promocionale por nëse bëjme një krahasim me futbollin e vërtetë, ku ia vlen të shpenzosh dy qindarka, ky është një produkt që shitet me vlerë të fryrë artificialisht. Ky është promocioni që bën FSHF:
“Çmimet nisin nga 1.000 lekë të reja në tribunat pas porte dhe këndore, ndërsa biletat në tribunat E103, 107, 204 dhe 208 do të kenë cmmimin 1.500 lekë të reja. Me një çmim promocion, biletat për të katërta ndeshjet në këtë tribunë do të shiten me çmimin 3.000 lekë të reja. Sakaq, biletat në tribunat E 104, 105, 106, 205, 206, 207 do të shiten me çmimin 2.000 lekë të reja për dy ndeshjet e para gjysmëfinale dhe finale, ndërsa për ndeshjen për vendin e 3-4 me çmimin 1.500 lekë. Me një çmim promocion, biletat për të katërta ndeshjet në këtë tribunë do të shiten me çmimin 5.000 lekë të reja. Biletat në tribunat Ë101,102, 106 dhe 107 do të shiten me çmimet 3.000 lekë për dy ndeshjet gjysmëfinale, 4.000 lekë për sfidën finale dhe 2.000 lekë për ndeshjen që do të përcaktojë vendin e 3-të dhe të 4-t. Me një çmim promocion, biletat për të katërta ndeshjet në këtë tribunë do të shiten me çmimin 8.000 lekë të reja. Në tribunën Vip Gold Ë103 dhe 105, biletat do të variojnë nga 5.000 lekë për ndeshjet gjysmëfinale, në 8.000 lekë për takimin final dhe 4.000 lekë për ndeshjen ku do të përcaktohet vendi i tretë dhe i katërt. Me çmimin promocion, katër bileta mund të blihen me çmimin 12.000 lekë të reja. Ndërkaq, në tribunën VIP Platinum çmimet e biletave për ndeshjet gjysmëfinale janë 7.000 lekë të reja, biletat për ndeshjen finale në këtë tribunë do të kushtojnë 10.000 lekë të reja ndërsa biletat për takimin që do të përcaktojë vendin e tretë dhe të katërt do të kushtojnë 5.000 lekë të reja. Me një çmim promocion, biletat për të katërta ndeshjet në këtë tribunë do të shiten me çmimin 15.000 lekë të reja”.
Nëse i mbani mend çmimet e UEFA-s për Euro 2024, a është e logjikshme që biletat e futbollit tonë modest të arrijnë nivele të tilla? Mund ta bëjmë krahasimin edhe me ndeshjet e Champions League ku tifozët e Bayern Munchen protestojnë javë për javë nëse një biletë e kalon kufirin e 40 eurove? Po me kampionatin italian, spanjoll, francez, gjerman apo anglez? Jemi aty aty dhe ky sipas FSHF mund të konsiderohet si një motiv krenarie e me siguri i tillë është derisa shqiptarëve i shitet “sapuni për djathtë”.
Një sezon i dështuar në shkallë e në fushë nuk mund të mbulohet me shkëlqimin e rremë të tre ndeshjeve për të cilat luftojnë një sezon të tërë 10 skuadra në 36 javë sfilitëse ndërsa numri i tifozëve është tkurrur edhe më shumë duke e katandisur futbollin superior në monopolin e një grushti njerëzish.
Nga Pirro Bardhyli