Leicester City rrezikon ta nisë Premier League me pikë minus

Nëse sezonin e ardhshëm do të ringjitet në Premier League, Leicester City mund ta nisë me pikë minus për shkalje të rregullave të fair play financiar. Lajmin e bën të ditur “The Sun” që thekson se situata është shumë kaotike edhe mes disa klubeve të tjera. Pas penalizimit të Everton me 6 pikë dhe Nottingham Forest me 4, probleme ka edhe për Sheffield United që mund ta nisë sezonin e ardhshëm në Championship me 2 pikë më pak. Në shënjestër vazhdojnë të mbeten gjigandët Manchester City dhe Chelsea, gjithashtu të dyshuar për shkeljen e rregullave fair play në aspektin financiar. Ne erën “Abramovich”, dyshohet se blutë kanë bërë disa lëvizje të dyshimta dhe për këtë janë gjobitur me 10 milionë euro nga UEFA por Premier League vazhdon ta mbajë të hapur dosjen e klubit londinez. Nën hetim është edhe Manchester City që dyshohet se ka bërë disa marrëveshje sponsorizimi fiktive për të mbuluar shpenzimet e mëdha në merkato ku ka afruar disa nga lojtarët më të shtrenjtë të planetit. Vendimi final i komisionit rreth “Citizens” pritet që të jepet rreth muajit prill të vitit të ardhshëm.

sfidanti.al